Përditësim - Pas disa orësh jashtë sistemi, përdoruesit kanë njoftuar se rrjeti i IPKO-s është kthyer në normalitet.
Kompania telefonike, IPKO, ka njoftuar të enjten se shërbimi i rrjetit celular ka rënë për shkak të dështimeve të disa lidhjeve ndërkombëtare.
Gjatë ditës së sotme, përdoruesit e IPKO-s kanë raportuar për problemin e tyre me rrjetin celular. Kompania ka reaguar tek në orët e para të pasdites.
“Jini të sigurt se ekipet tona, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, po punojnë intensivisht për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në reagimin e IPKO-s.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare të Kosovës, në tremujorin e parë të vitit 2023, 49.4 për qind e përdoruesve kosovarë të telefonave funksionojnë me IPKO.
-
IPKO thyen rekordin e trafikut mobil në Kosovë, arrin kulmin prej 60 Gbps
-
IPKO përshpejton transformimin digjital me zgjerimin e rrjetit 5G në Kosovë
-
“Vala” pa valë
-
Kosova nën sulme kibernetike, Qeverisë i kërkohet t’i bllokojë IP-të e disa shteteve
-
Arrin në 1 milion numri i klientëve të kompanisë IPKO