Rrjet i fuqishëm 5G, mbulim në 99.7% të popullsisë, oferta konkurruese dhe kujdes i përkushtuar ndaj klientit. Tani ke edhe më shumë arsye për të zgjedhur IPKO-n, pa ndryshuar numrin e telefonit!
Dëshiron internet më të shpejtë, rrjet të qëndrueshëm, oferta më të mira dhe kujdes cilësor ndaj klientit, por nuk dëshiron të ndryshosh numrin e telefonit? Tani mund të kalosh në IPKO duke ruajtur numrin që përdor aktualisht, pavarësisht operatorit ku je.
Me fillimin e zbatimit të bartshmërisë së numrave në Kosovë, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile kanë mundësinë të zgjedhin IPKO-n dhe të përfitojnë nga rrjeti i saj i avancuar, pa ndryshuar numrin dhe pa paguar për shërbimin e bartjes.
Pse të kalosh në IPKO?
Rrjet i fuqishëm dhe mbulim i gjerë: IPKO mbulon 99.7% të popullsisë së Kosovës, duke ofruar lidhje të qëndrueshme dhe komunikim cilësor në të gjithë vendin. Investimet e vazhdueshme në infrastrukturë sigurojnë një rrjet të fuqishëm që u përgjigjet nevojave të përditshme të klientëve.
Internet i shpejtë me teknologjinë 5G: Me teknologjinë 5G dhe kapacitetet e avancuara të rrjetit, IPKO ofron internet mobil me shpejtësi të lartë, për një përvojë më të mirë në komunikim, punë, argëtim dhe përdorimin e shërbimeve digjitale.
Oferta konkurruese për çdo nevojë: Oferta konkurruese dhe fleksibilitet me pakot INFINIT: Me pakot INFINIT, IPKO ofron kombinimin ideal të internetit, minutave dhe përfitimeve të shumta për komunikim brenda dhe jashtë Kosovës, me çmime konkurruese dhe më shumë liri në zgjedhje. Klientët mund të zgjedhin pakon që u përshtatet më së miri nevojave të tyre dhe ta ndryshojnë atë kur nevojat për komunikim ndryshojnë, pa detyrim afatgjatë kontraktual. Me IPKO-n, përfiton jo vetëm më shumë
nga pakoja jote, por edhe fleksibilitet për të zgjedhur shërbimet që të përshtaten.
Kujdes i përkushtuar ndaj klientit: Në IPKO, përvoja e klientit është prioritet. Përmes shërbimit profesional, mbështetjes së vazhdueshme dhe përkushtimit për zgjidhjen e shpejtë të kërkesave, IPKO synon t'u ofrojë klientëve një përvojë sa më të mirë, nga momenti i parë dhe gjatë gjithë kohës që zgjedhin shërbimet e saj.
Komunikim cilësor me VoLTE: Me teknologjinë VoLTE, përdoruesit me telefona suportues mund të përfitojnë nga cilësi më e lartë e thirrjeve zanore dhe një përvojë më e avancuar komunikimi.
Si të kalosh në IPKO?
Procesi i bartjes së numrit është i thjeshtë, pa pagesë dhe nuk kërkon që të kontaktosh operatorin aktual.
1. Vizito pikën më të afërt të shitjes së IPKO-s me dokument identifikimi me fotografi. Numri duhet të jetë i regjistruar në emrin tënd, ndërsa për numrat me kontratë kërkohet edhe fatura e fundit.
2. Zgjidh pakon që të përshtatet më së miri, sipas nevojave tua për internet, minuta dhe shërbime të tjera. Bartja e numrit është plotësisht pa pagesë. Klienti paguan vetëm pakon ose shërbimet që zgjedh, sipas çmimeve dhe kushteve në fuqi.
I njëjti numër. Më shumë përfitime. Zgjedh IPKO!
Tani nuk ke pse të ndryshosh numrin për të përfituar nga një rrjet më i avancuar, internet i shpejtë, oferta konkurruese dhe kujdes i përkushtuar ndaj klientit.
Kalo në IPKO dhe përfito më shumë, duke mbajtur numrin që ke!
Për më shumë informata, vizito pikën më të afërt të shitjes së IPKO-s ose faqen zyrtare www.ipko.com.