Ka një vit prej kur amerikani Robert Carolan ka braktisur Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo pozitë ka mbetur boshe, prej atëherë.
Dy kolegëve të tij, bullgares Snezhana Botusharova-Doicheva dhe portugezit Almiro Rodrigues, iu përfundon mandati në qershorin e vitit të ardhshëm. Dhe nuk dihet nëse do ta vazhdojnë qëndrimin në gjykatën ku kanë shërbyer prej gati nëntë vjetësh, do të zëvendësohen me vendës siç kërkon Kushtetua, apo do të ketë ndryshime kushtetuese për të bërë të mundur zëvendësimin nga të tjerë ndërkombëtarë. Kjo për shkak të paqartësisë nëse gjykata më e lartë në vend do të pavarësohet plotësisht nga ndërkombëtarët nga 2018-a, ose jo, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy herë radhazi deri tash, anëtarëve ndërkombëtarë të Kushtetueses iu ishte vazhduar mandati në kundërshtim me procedurën që parasheh Kushtetuta, dhe pa u vënë emrat e tyre për votim në Kuvend. Emërimi ishte bërë nga përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, e nëpërmjet një dekreti, konfirmimi ishte bërë nga presidenti i Shtetit.
Në EULEX, mision ky i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, nuk kanë treguar nëse do të insistohet që të ruhet prezenca ndërkombëtare përtej qershorit të vitit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.