Arbëri

Gjykata Speciale hyn në pushim

Mund të bëjnë plane për pushime ata që ia kanë frikën Gjykatës Speciale.

Kjo, për faktin se në ditët më të nxehta të verës do të pushojnë nëpunësit e Dhomave të Specializuara, institucion që për mandat ka të vërë drejtësi mbi pretendimet për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty, shkruan sot Koha Ditore.

Specialja, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është funksionalizuar plotësisht javën e shkuar, kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e procedurës dhe e provave.

Nga kjo kohë, gjyqtarët mund të marrin parashtrime dhe të nisin procedurat gjyqësore, ndërsa prokurorët mund të paraqesin akuzat. Por shpallja e aktakuzave pritet të mos bëhet gjatë sezonit të pushimeve. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.