Kuvendi i Kosovës nuk është autoriteti final që vendos përkitazi me shembjen ose jo të Gjykatës Speciale. Fjalën e fundit do ta japë vetë Specialja.
Në këtë gjykatë kanë paralajmëruar të premten se mund ta shqyrtojnë kushtetutshmërinë e secilit vendim të Kuvendit, që mund të ketë implikime për të, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Amendamenti Kushtetues, Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare (Ligji 04/L-274) dhe Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar janë në fuqi, dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë subjekt i të gjitha këtyre akteve normative”, thuhet në një përgjigje që “Kohës Ditore” ia kanë dhënë Dhomat e Specializuara. “Çdo kërkesë eventuale lidhur me këto akte normative do të mundë të shqyrtohet nga gjyqtarët”.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale, kanë juridiksion mbi krime kundër njerëzimit, krime lufte, dhe krime të tjera, lidhur me pretendimet e paraqitura nё Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Asambleja Parlamentare e Këshillit tё Evropës.
Dhomat e Specializuara kanë selinë në Hagë, por përfaqësojnë çdo nivel të sistemit të gjykatave nё Kosovë – Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Ato funksionojnë nё bazë të Kushtetutës dhe ligjeve pёrkatёse tё Kosovës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)