Ekipi i Gjykatës Speciale në Hagë, përfshirë gjykatësit e prokurorët, nga sot kanë hyrë në pushim dimëror.
Pushimi do të zgjasë për 18 ditë, deri më 7 janar të vitit 2022.
Seancën e parë pas përfundimit të pushimit, Specialja do ta ketë më 11 janar, ku pritet të vazhdojë gjykimi nga ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Në Hagë po gjykohen nga nëntori i vitit 2020 edhe komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së
-
Në dy javët e ardhshme mbahet fjala përfundimtare në rastin në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
-
Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
-
Anulohen seancat e javës së ardhshme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së