Mijëra lëndë i kanë mbetur të pazgjidhura Gjykatës Themelore të Prishtinës në fund të vitit 2017. Janë 115 mijë e 340 lëndë të ndryshme që gjyqtarëve të kësaj gjykate bashkë me dy degë të saj në Podujevë dhe Graçanicë u kanë mbetur të merren me trajtimin e tyre gjatë vitit 2018.
Në raportin vjetor të Gjykatës Themelore të Prishtinës, në të cilin i është lejuar qasje gazetës nuk figurojnë edhe lëndët e parashkruara gjatë vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, në muajin gusht të vitit të kaluar KD-ja pati raportuar se kanë qenë 2.039 lëndë që kishin kaluar të gjitha afatet për të gjetur zgjidhje. Ky numër ka mundur të rritet deri në fundvit. Ajo që shihet në raportin vjetor të Gjykatës Themelore të Prishtinës (përfshirë edhe lëndët e Fushë-Kosovës e Obiliqit) është se janë trashëguar 115.059 lëndë në fillim të vitit 2017...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gjykatës Themelore të Prishtinës i mbesin 90 mijë lëndë të pazgjidhura
-
Mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prishtinës
-
Nga 77 mijë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka zgjidhur vetëm 17 mijë lëndë
-
Idrizi: Më shumë se katër vjet për zgjidhjen e një lënde në gjykatë
-
Mbi 15 mijë lëndë presin zgjidhje në Themeloren e Prishtinës