Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për pezullimin e konkursit për kryeprokuror të shtetit.
Isufaj pati kërkuar nga kjo gjykatë që të anulohej vendimi i Këshillit Prokurorial për hapjen e konkursit për kryeprokuror të ri, duke argumentuar se nuk ka pasur kompetenca të hapë procedurë pa i mbyllur ato parapraket. Në procesin paraprak, ai ishte propozuar për dekretim për kryeprokuror të shtetit. Por emri i tij ishte refuzuar nga udhëheqësit e shtetit që nuk e dekretuan. Krahas kërkesës për anulim, Isufaj kërkoi edhe masën e pezullimit deri në vendimin e gjykatës.
Në vendimin e Gjykatës Administrative është thënë se “paditësi nuk ka arritur të dëshmojë ekzistimin e rrezikut për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm, si kusht për caktimin e masës së sigurisë”.
“Po ashtu, është konstatuar se vendimi i kontestuar ka të bëjë me hapjen e procedurës së konkursit publik dhe nuk përbën vendim përfundimtar për përzgjedhjen apo emërimin e ndonjë kandidati. Në vendimmarrje është marrë parasysh edhe interesi publik që lidhet me funksionimin e rregullt dhe efektiv të sistemit prokurorial, duke vlerësuar se pezullimi i procedurës së konkursit në këtë fazë nuk është i arsyeshëm”, thuhet në njoftim.
-
Blerim Isufaj ankohet në Supreme për shkarkim nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale
-
KPK-ja ngre dyshime se Isufaj diktonte rrjedhën e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”
-
Shkarkohet Blerim Isufaj
-
KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit
-
Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për pozitën për kryeprokuror