Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Kushtetuese rizgjedh sekretarin me aktakuzë

Milot Vokshi, i cili akuzohet se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit për rreth 31 mijë euro, para një muaji është rizgjedhur sekretar i Gjykatës Kushtetuese.

Rizgjedhja e tij është bërë pavarësisht se ai ishte dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për korrupsion, por që më pas Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seancat e rigjykimit kanë nisur. Vokshi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për punën e tij që ka bërë në mandatin e parë si sekretar i Gjykatës Kushtetuese.

Në Gjykatën Kushtetuese kanë përmendur vetëm zgjedhjen e Vokshit në vitin 2014, por jo edhe rizgjedhjen e para disa javëve. Në vitin 2014 kanë deklaruar se ai nuk po hetohej... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.