Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetarja Arta Rama-Hajrizi, qëndroi për vizitë zyrtare në Tiranë.
Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u ftua për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të kremtimit të përvjetorit të 25-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, si dhe në Konferencën ndërkombëtare që u organizua me këtë rast, me temë: “Evropianizimi i të drejtës kushtetuese dhe konstitucionalizimi i të drejtës evropiane – sfidat e së ardhmes”, njofton kumtesa nga Gjykata Kushtetuese, transmeton Koha.net.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ishte një ndër folësit kryesorë të Konferencës, me ç’rast mbajti një prezantim në temën “Evropianizimi i të drejtës kushtetuese të Kosovës: Praktika dhe baza ligjore e Gjykatës Kushtetuese”.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo u takua edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, ku temë diskutimi, ndër të tjera, ishte zhvillimi i projekteve të përbashkëta dhe avancimi i bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy gjykatave homologe.
-
Kroacia, e palëkundur për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën ndërmjet dy gjykatave kushtetuese
-
Kryetarja Kushtetueses së Kosovës mbajti ligjëratë në Andorrë
-
Krerë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vizitë në Kroaci
-
Gjykata Kushtetuese shënon 8-vjetorin e themelimit
-
Gresa Caka-Nimani merr detyrën e kryetares së Kushtetueses