Zyrës së prokurimit të Gjilanit , gjatë punës së saj, i janë anuluar më shumë se 20 procedura të prokurimit publik (tenderë) për shkak të shkeljeve ligjore, të cilat ishin gjetur nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkaq kësaj zyre, e cila merret me tenderët dhe drejtohet nga Salih Kçiku së fundi i është kërkuar që ta anulojë edhe tenderin për ndërtimin e Palestrës sportive në fshatin Zhegër, e cila llogaritet se kap vlerën prej 650 mijë eurosh.
Ky njoftim është bërë në webfaqen zyrtare të OSHP-së , ku Zyrës së prokurimit të Gjilanit i është kërkuar që ta kthejë në rivlerësim tenderin në fjalë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tenderi 21-milionësh për restaurimin e Bibliotekës, në rivlerësim
-
“Për tre vjet dëmtoi komunën me 66 mijë euro”, ndalohet i dyshuari në Gjilan
-
Rifillon ndërtimi i palestrës që është dashur të jetë gati për sportistët që në vitin 2019
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për infrastrukturën e Parkut të Biznesit në Prizren
-
Për shkelje ligjore OSHP-ja ia anulon për herë të dytë tenderin ATK-së