Kërkesa e drejtorit të shkarkuar të KEK-ut, Njazi Thaçi për masë të sigurisë është hedhur poshtë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Refuzohet si i pabazuar propozimi për caktimin e masës së sigurimit të propozuesit Njazi Thaçi, me të cilën ka kërkuar që të ‘caktohet masa e sigurisë, ashtu që urdhërohet kundërshtari i sigurimit, që të anulojë konkursin publik për kryeshef ekzekutiv të KEK SH.A., të shpallur më 12.05.2020, deri në marrjen e vendimit të formës së prerë nga Gjykata, lidhur me kërkesëpadinë’”, shkruhet në vendimin e Gjykatës, të cilin e ka siguruar KOHA.
Thaçi ka kërkuar që vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të konstatohet i kundërligjshëm dhe të anulohet.
Krahas këtyre kërkesave ka kërkuar edhe kthimin në vendin e punës në pozitën e kryeshefit ekzekutiv dhe kompensimin e pagës dhe beneficioneve nga pozita e punës.
Gjykata konfirmon se krahas padisë Thaçi ka parashtruar edhe propozim për caktimin e masës së sigurimit, të cilën Gjykata e ka refuzuar si të pabazuar.
{gallery}
-
Gjykata shtyn ekzekutimin e vendimit që e kthente Njazi Thaçin si kryeshef në KEK
-
Gjykata refuzon kërkesën e Kelmendit për masë sigurie dhe rikthim si u.d. Kryeprokuror i Shtetit
-
Apeli lë në paraburgim Nagip Krasniqin, refuzohet kërkesa e mbrojtjes
-
Punëtorëve të KEK-ut u bëhet presion për nënshkrimin e një peticioni kundër shkarkimeve
-
Në Gjykatën Themelore, Kelmendi s’arrin ta pezullojë vendimin e KPK-së, ankohet në Apel