Dega e Gjykatës Themelore të Prizrenit, në Dragash, aktualisht funksionon me 2 gjyqtarë, gjë që ka shtyrë drejtuesin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, që në raste të caktuara të intervenojë dhe të delegojë gjyqtarë nga Prizreni për trajtim lëndësh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas përfaqësuesve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Dega në Dragash ka mbetur me 2 gjyqtarë, pasi që ndërkohë ishte pensionuar një gjyqtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dega në Dragash e Gjykatës Themelore të Prizrenit i ka dy gjyqtarë. Gjatë vitit të kaluar njëri gjyqtar ka shkuar në pension. Mirëpo në disa raste civile kemi intervenuar dhe i kemi marrë prej Degës së Gjykatës së Dragashit dhe i kemi deleguar gjyqtarët e Prizrenit, aty ku ka pasur raste urgjente, sidomos në fushën civile”, ka thënë kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, gjatë shpalosjes së punës njëvjeçare të këtij institucioni të drejtësisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)