Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata e Gjakovës hedh poshtë një pjesë të aktakuzës ndaj Pal Lekajt

Pak ditë pasi një ministër i qeverisë Haradinaj përfundoi ballafaqimin me drejtësinë, një tjetër pritet ta fillojë, raporton KTV.

Gjykata Themelore e Gjakovës e hodhi poshtë një pjesë të aktakuzës për veprën penale ‘përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës ndaj Ministrit Pal Lekaj, ndërsa e konfirmoi për veprën ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’.

Ministri Lekaj i ka thënë KTV-së se konsideron se ky është hapi i parë drejt pafajësisë së tij.

Lekaj, në prill të këtij viti, aktakuzën e kishte konsideruar vetëm pretendim të Prokurorisë Speciale.

Avokati i tij, Arianit Koci, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit për pjesën e konfirmuar të aktakuzës.

Edhe Gjykata e Gjakovës hedh poshtë një pjesë të aktakuzës ndaj Pal Lekajt Video Gjykata e Gjakovës hedh poshtë një pjesë të aktakuzës ndaj Pal Lekajt

Bashkë me Lekajn, janë të akuzuar edhe 6 persona të tjerë, përshirë ish-zyrtarë të Komunës së Gjakovës dhe një biznesmen.

Ata dyshohen se kanë shpërndarë subvencione në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në periudhën kur tani ministri Lekaj udhëhiqte me Komunën e Gjakovës.