Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq deklaroi se, siç është shprehur ai – kryeministri teknik i institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, Albin Kurti, nuk e ka hequr taksën për produktet nga Serbia qendrore dhe se nuk duhet të bihet pre e lajmeve të rreme, citojnë atë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
“Kryeministri i institucioneve të përkohshme të administrimit në Prishtinë ka paralajmëruar, të jemi të saktë, suspendimin e afatizuar të taksës dhe këtë me kusht, ndërsa në të njëjtën kohë aplikon masa të reja për qytetarët tanë dhe ekonominë, që i quan reciprocitet”, ka deklaruar Gjuriq.
-
Gjuriq: Kurti dëshiron t’i largojë serbët nga shtëpitë, po dëmton trashëgiminë e paqes së Trumpit
-
Kurti komenton thirrjet e drejtorit të Policisë në veri për mosrespektim të vendimit për targa
-
Serbia i kundërpërgjigjet paralajmërimit të Kosovës për kthimin e reciprocitetit
-
Gjuriq: Bashkëpunimi ekonomik mes Beogradit e Prishtinës i domosdoshëm për normalizim
-
Haradinaj: Me heqjen e taksës, Kurti ia humbi Kosovës kapitalin politik për njohje nga Serbia