Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar thirrjet e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.
Gjuriq ka bërë thirrje të mosrespektohet vendimi për targa i Qeverisë së Kosovës, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës të enjten ka rekomanduar suspendimin e Gjuriqit.
“Është një gjë kur dështon zbatimi i vendimit, e një gjë tjetër kur dikush bën thirrje të mos zbatohet vendimi. Përveç që tregon se nuk do të zbatojë ai as vetë. I përket organeve të sigurisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës që të merren me thirrjet që qartazi janë në shpërputhje me rendin e ligjin në Kosovë”, tha Kurti.
Artikuj të ngjashëm
-
Suspendimi i drejtorit të Policisë në veri ngjall reagime e kërcënime nga serbët
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e drejtorit policor në veri që nuk zbatoi vendimin e Qeverisë
-
Kurti i përgjigjet Borrellit: Dezinformimi, i rrezikshëm dhe i papranueshëm
-
Kurti: Policia s’mund të tërhiqet pa u tërhequr ekstremistët
-
Kurti: Çështja e kryetarëve të rinj, pretekst për dhunë nga shovinistët serbë