Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, hoqi bilbordin ilegal në Zveçan, duke u shprehur se “thyerja e bilbordeve është e vetmja gjë në të cilën ai është i zoti”.
Gjuriq ka publikuar në rrjetin social X të enjten fotografi të Sveçlës kur si aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtonte EULEX-in, duke shtuar se “automjetet i kanë zili huliganët e futbollit ballkanik”.
I guess no one really expected @XSvecla to come up with anything better for the citizens of Kosovo* other than smashing billboards.
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 25, 2024
What a great way he chose to remind us all that this is the only thing he is really good at.
The way he single-handedly smashed those @EULEXKosovo… pic.twitter.com/6vtxMFUEQt
“Mendoj se askush s’e priste vërtet për të dalë Xhelal Sveçla me ndonjë gjë të mirë për qytetarët e Kosovës, pos thyerjes së bilbordeve. Çfarë mënyre të shkëlqyer zgjodhi për të na e kujtuar të gjithëve se kjo është e vetmja gjë në të cilën ai është vërtet i zoti”, ka shtuar ai.
Pas largimit të bilbordit në të cilin ishin fotografi edhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin, ministri Sveçla shtuar se simboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.
Ai ka shtuar se figurat dhe imazhet “e diktatorëve nuk janë të pranueshme në Kosovë”.
“Sot në Zveçan janë larguar bilbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë. Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka thënë ai.
-
Hiqet bilbordi me Vuçiqin, Gjokoviqin e Putinin në Zveçan
-
Hiqet bilbordi ilegal në Zveçan, Sveçla: Simboli i vetëm i Serbisë në Kosovë do të jetë ambasada
-
Petkoviqi i reagon Sveçlës: Vetëm mund të mburresh në rrjetet sociale
-
Gjuriqi reagon pasi iu publikua fotografia me Radoiçiqin: S’do t’iu kërkoj falje Kurtit e Sveçlës
-
Parullave ekstremiste serbe, Qeveria do t’iu përgjigjet me shtëpi të reja për shqiptarët