Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq e ka quajtur zhgënjyes dhe të pafalshëm vendimin e Kosovës për moslejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se vendimi i autoriteteve në Prishtinë për t'iu mohuar qytetarëve serbë të drejtën për të votuar në një referendum për ndryshimet kushtetuese në Serbi është përveç tjera jodemokratike.
“Mbi të gjitha, është jodemokratike dhe minon praktikën e mirë të kahershme që u mundësoi serbëve të ushtrojnë të drejtat e tyre të votës. Ai gjithashtu bie ndesh me kërkesat e partnerëve tanë SHBA-së dhe Evropës. Në një sulm të paprecedentë ndaj demokracisë, Prishtina vendosi të injorojë Blinkenin”, ka thënë ai.
Sipas tij, mbetet të shihet nëse do të ketë pasoja për këtë veprim “malinj dhe të dhunshëm kundër të drejtave thelbësore politike të serbëve në Kosovë”.
“Nevojitet veprim nëse duam të parandalojmë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.
-
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”
-
Gjuriq: Kemi befasi për çështjen e Kosovës
-
Gjuriq reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe
-
Britania për bojkotimin e votimit të së dielës: Goditje për demokracinë përfaqësuese
-
Ambasada e SHBA-së: Na vjen keq që serbët në veri nuk e shfrytëzuan votimin