Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka thënë se Prishtina nuk mund të fshehë asgjë nga hetimet që po bëhen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
“Nga minuti në minutë po marrim më shumë informacion. Jam gjithmonë e më shumë i bindur se kjo nuk vjen nga Serbia, e as nga serbët e Kosovës. Ne nuk i lusim, por kërkojmë nga autoritetet e Prishtinës që menjëherë të kapen vrasësit dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë Gjuriq në një emision në RTS, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se nëse Prishtina i zbulon vrasësit e nuk i tregon do të thotë se po provon të fshehë diçka. Në të njëjtën studio, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se nuk duhet ngutur me përfundime për vrasësit, porse do të kërkojë nga autoritetet e Prishtinës që të lejojnë pjesëmarrjen e Serbisë në hetime.