Drejtori i i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se as pas shtatë ditësh nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, organet serbe të drejtësisë nuk kanë marrë asnjë informatë të re për këtë, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se rezultatet konkrete të hetimeve janë mënyra e vetme për të shkuar përpara në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
“Serbisë nuk i është dërguar asnjë informatë e re për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ne edhe më tej kërkojmë që organet serbe të përfshihen në hetime”, ka thënë për radio Beogradin Gjuriq.
Ai ka shtuar se për këtë rast janë angazhuar më shumë njerëz në Serbi se sa në Kosovë.
Sipas tij, atentati është bërë një vit pas obstruksioneve të palës shqiptare për vazhdimin e dialogut të Brukselit.
-
Beogradi ankohet se Prishtina s’ia ka dërguar asnjë informatë rreth vrasjes së Ivanoviqit
-
Gjuriq mbron Vuçiqin nga dyshimet për vrasjen e Ivanoviqit
-
Sipas Gjuriqit, Beogradi gjithnjë e më i bindur se Prishtina e ka vrarë Oliver Ivanoviqin
-
Stefanoviq thotë se “Kosova s’po ka interesim” të zbardhë vrasjen e Ivanoviqit
-
“Nuk ka lëvizje në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”