Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se vizita që i bëri Kosovës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është dëshmi se gjithë Serbia janë të bashkuar vetëm për t’iu ndihmuar serbëve në Kosovë.
“Serbët në Kosovë e Metohi e kanë mbështetjen e shtetit tonë Serbisë, ne bashkë do të luftojmë për mbijetesën e tyre”, ka thënë Gjuriq për Tanjug, transmeton Koha.net.
Ai tha se pikërisht vrasja e Ivanoviqit, një akt i terrorit, bëhet me qëllim për të ndarë serbët dhe për t’i dëmtuar ata, por se sipas tij, serbët do të qëndrojnë të bashkuar.
Sot gjatë ditës edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se qëndrimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ka treguar se shteti serb nuk do të lëvizë nga Kosova.
-
Sipas Gjuriqit, populli serb i Kosovës me padurim pret vizitën e Vuçiqit
-
Krejt çfarë thanë sot zyrtarët e lartë të Serbisë në Mitrovicë
-
Jevtiq mirëpret ardhjen e Vuçiqit në Kosovë
-
Vuçiqi thotë se do ta vizitonte Kosovën nëse e lejojnë ndërkombëtarët
-
Lista Serbe i ofron Vuçiqit mbështetje për të vazhduar “luftën” për formimin e Asociacionit