Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka fajësuar Kosovën për përshkallëzimin e fundit të situatës në veri.
Gjuriq në një prononcim për “Tanjug” ka akuzuar palën kosovare edhe se ka folur publikisht se nuk do ta themelojë Asociaiconin.
“Ata në mënyrë krejtësisht të matur kanë folur publikisht se nuk do ta lejojnë kurrë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. I fundit që e bëri këtë ishte Albin Kurti, e atë para zyrës së Kancelarit të Gjermanisë në zemër të Berlinit. Pika e fundit ishte dëbimi i liderëve serbë nga strukturat policore të Kosovës e M., që po ndodh në të njëjtën kohë me vendimin që qytetarëve të thjeshtë t’u ndalohet përdorimi i automobilave, pasi dikujt nga Prishtina nuk u pëlqejnë targat e tyre, të cilat ata kanë të drejtë t’i përdorin sipas Marrëveshjes së Brukselit”, tha Gjuriq.
Gjuriq ka thënë se shihet që “Prishtina nuk do dialog”.
“Prishtina po minon përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare që të arrihet një zgjidhje paqësore e pranueshme për qytetarët e të dyja palëve. Është jashtëzakonisht domethënëse që ne dëgjojmë nga zyrtarët më të lartë amerikanë një thirrje të qartë që pas 10 vjetëve më në fund të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Po ashtu të tërhiqet vendimi i dëmshëm dhe shkatërrues lidhur me targat”, tha Gjuriq.
-
Gjuriq: Asociacioni është kusht për të vazhduar dialogun
-
Gjuriq: Qeveria e Kosovës, në thelb anti-amerikane, po shkakton kaos
-
Gjuriq: Kurti dëshiron t’i largojë serbët nga shtëpitë, po dëmton trashëgiminë e paqes së Trumpit
-
Gjuriq: Kemi befasi për çështjen e Kosovës
-
Gjuriqi mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së: Nis fushata për t’i mbrojtur serbët e Kosovës