Derisa liderët shqiptarë kërcënojnë Serbinë me luftë, nuk mund të pritet arritje e zgjidhjes së përgjithshme për Kosovën, deklaroi sot drejtori i ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ai shtoi se në tavolinën e bisedimeve aktualisht nuk ka propozime për të cilat mund të bisedohet dhe se qytetarët do të lajmërohen kur të ofrohet zgjidhja, transmeton kp.
“Më e rëndësishmja është që jemi përcaktuar për Kosovën që të vendosim bashkërisht, pasi kjo është përgjegjësi e të gjithë neve edhe kur të kemi zgjidhjen, dhe aktualisht nuk kemi kurrfarë oferte të pranueshme, dhe kur të ketë, të gjithë qytetarët do të jenë të njohur me këtë”, tha Gjuriq për TV Prva.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjuriqi nuk beson në arritjen e kompromisit me Kosovën
-
Gjuriq: Serbia s’do ta njohë asnjëherë Kosovën
-
Serbia nuk dëshiron t’i zbulojë detajet rreth korrigjimit të kufijve
-
Gjuriqit s’i pëlqen të komentojë lajmin për pakon amerikane për Kosovën
-
Gjuriq thotë Beogradi s ‘ka partner për biseda me Prishtinën