Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq nesër në orën nëntë, në ditën që Serbët e quajnë Vidovdan (28 qershori, Dita e humbjes së serbëve në Betejën e Kosovës në këtë datë të vitit 1389) për të marrë pjesë në një liturgji në manastirin e Graçanicës, transmeton Koha.net.
Në orën 11 Gjuriq do të marrë pjesë në ndarjen e medaljeve "Majka devet Jugovića" (Nëna e nëntë Jugoviqëve) në portën e manastirit të Graçanicës e në orën 13 do të mbahet mesha për ata që quhen trima të Gazimestanit, përcjell b92 njoftimin nga kjo zyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiturgjinë dhe meshën do t’i udhëheqë patriarku i Kishës Ortodoske serbe Irinej.
Ministria e Punëve të Jashtme, në interesimin e Koha.net, nëse Gjuriq ka marrë leje për të qëndruar në Kosovës, është përgjigjur se Gjuriq dhe pelegrinë të tjerë kanë leje për të qëndruar në Kosovë.