Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim urgjent që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se do të propozojë që Qeveria e Serbisë të anulojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronave në emër të Republikës së Kosovës, raporton B92.
“Do të propozojmë që Qeveria, në takimin e radhës, të anulojë vendimin antiligjor e antikushtetues të institucioneve të përkohshme në Prishtinë dhe udhëheqësisë separatiste, siç ka bërë në rastin e Trepçës”, ka thënë Gjuriq në një konferencë me gazetarë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtari i shtetit serb ka thënë se qeveria e Kosovës e ka fshehur vendimin nga përfaqësuesit serbë pasi që ai vendim është marrë më 1 mars.