Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Armatimi i Kosovës e dërgon në humnerë rajonin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se armatimi i Kosovës nuk është diçka që mund të shikohet me dashamirësi apo dhe simpati, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell FoNet, ka shtuar se masat e reja të Kosovës mund të jenë shkëndijë që tërë rajonin ta dërgojë në humnerë, ndërsa ka apeluar që bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët këtë ta kuptojnë.

“Tash na duhet ç’përshkallëzimi, jo ushtri e re e Kosovës dhe jo më armatim në fuçinë e barutit e aq më pak shkëndija të reja që mund ta shtyjnë tërë rajonin në humnerë”, ka thënë Gjuriq.

Ai i ka porositur serbët e Kosovës se Serbia do të jetë me ta dhe se ajo do t’iu mundësojë të mbeten në Kosovë dhe “askush nuk duhet të luajë me të ardhmen dhe sigurinë e tyre”.