Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Serbia po vijon të armatoset me pancirë, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa këtë e quan "çmenduri".
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, shkroi Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj i druhet armatimit të Serbisë
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Maqedonci thotë se raketat kineze të blera nga Serbia janë rrezik për të gjithë Ballkanin
-
Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë
-
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja