Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se partia e tij në asnjë variant nuk do ta rrëzojë Qeverinë Kurti me votat e Listës Serbe.
Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe po të rrijë Lëvizja Vetëvendosje 20 vjet në pushtet.
“Ne qeverinë nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe në asnjë variant, edhe 20 vjet po të rrinë në pushtet. Kurti ka sjellje fëmijërore. Është i papërmbushur, ka ikur prej skandaleve të Rozeta Hajdarit dhe është strehuar atje, ku projekti i rrugës Tetovë-Prizren edhe fizibilitetin e ka pasur të kryer nga Qeveria Thaçi”, është shprehur ai.
VIDEO:
“I rrezikshëm udhëzimi që lejon largimin e kryetarëve të komunave nga posti”
Edhe Qeveri apo zgjedhje? Zgjedhja që do ta përcaktojë rrugën e KosovësTeksa është pyetur lidhur me përpilimin e udhëzimit administrativ që lejon shkarkimin e kryetarëve të komunave nga posti i tyre, Gjoshi e ka konsideruar atë të rrezikshëm në aspektin politik.
Sipas tij, ky udhëzim mund të keqpërdoret në situata të caktuara.
“Ky udhëzim është përcjellë me shumë dilema e shumë të meta, ka qenë proces komplet jotransparent dhe është hartuar në mënyrë jo të duhur. Nuk ka qenë zgjidhje udhëzimi administrativ. Një çështje kaq të rëndësishme siç është marrja e mandatit të kryetarëve të komunave do të duhej të rregullohej me ligj. Ikja nga përgjegjësia e akterëve kryesorë të vendit dhe të fshihen pas një akti tretësor që është edhe antikushtetues e antiligjor dhe nuk e zgjidhë këtë problem, e shpërfaq më së miri se sa joprofesionale dhe sa e papërgjegjshme është Qeveria, por në të njëjtën mënyrë është e papërgjegjshme edhe presidentja që ka detyra dhe rol në këtë fushë”, ka shtuar Gjoshi.
VIDEO:
“Në aspektin e jashtëm, Kosova në pozicionin më të keq që nga liria”
Sekretari organizativ në PDK ka konsideruar se Kosova gjendet në pozicionin më të keq që nga liria e saj në aspektin e jashtëm.
“Kemi një degradim të procesit në pjesën veriore. Tashmë është bërë palë Serbia për të na caktuar numrin e policëve që do të kemi në veri. Sot e patëm edhe një tërheqje të vërejtjes nga NATO që pa lejen e tyre policia nuk mund të marrin iniciativa në atë pjesë. Në aspektin e jashtëm Kosova e ka pozicionin më të keq që ka pasur prej lirisë së saj”, ka thënë ai.
Edhe
Adem Hoxha: Mbështetja jonë për qeverinë e Kurtit, ende në pikëpyetje
Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka arritur ta mbajë asnjë qëndrim.
“Pa frymë rrimë për aq sa mbajnë këta qëndrime. Asnjë qëndrim nuk e kanë mbajtur. Vetëm një qëndrim e kanë, të kalkulojnë si të fitojnë ndonjë votë, por nuk iu intereson dëmi që i bëjnë qytetarëve dhe vendit që në këtë rast është i pariparueshëm dhe është një pozicion që vetëm armiqtë do t’ia dëshironin Kosovës”, ka thënë ai.