Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

GJNP-ja shkarkon kryeprokurorin pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale, ishte edhe avokat i Limajt

Karim Khan

Foto: Associated Press

Anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë votuar të premten për shkarkimin e britanikut Karim Khan nga posti i kryeprokurorit për shkak të apër sjellje të pahijshme seksuale.

Khani u suspendua muajin e shkuar. E vendimi për ta shkarkuar u mor me 82 vota pro.

Organi mbikëqyrës i gjykatës në qershor bëri të ditur se ai kishte kryer “shkelje të rëndë të detyrës dhe sjellje të pahijshme” duke u përfshirë në një marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me një anëtare të re të stafit të GJNP-së dhe duke i kërkuar asaj që të mos e paditë.

Khani në vazhdimësi i ka mohuar akuzat ndaj tij. Avokatët e tij e kanë cilësuar pezullimin e tij të paligjshëm e të padrejtë proceduralisht dhe të pambështetur në prova.

E Khan në të kaluarën ka qenë avokat mbrojtës i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në procesin gjyqësor në Hagë dhe në gjykatat e EULEX-it më vonë në Kosovë.

Edhe BE: ​Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë Arbëri 1 j. më parë BE: ​Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë
Foto: AP

Rasti në Hagë nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi ishte mbyllur më 2005. Ndërsa më vonë, Limaj u akuzua nga EULEX-i po ashtu për krime lufte. Khani e ka mbrojtur Limajn edhe në rastin ku ai akuzohej për korrupsion. Në të gjitha pati dalë i pafajshëm.

GJNP-ja është gjykata e vetme e përhershme për krime lufte në botë.