Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjini: AAK-ja s’ka vota për dy kandidatët e VV-së për president

Ardian Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ka thënë se kjo parti nuk ka votë për kandidatët që tashmë janë të ditur për president.

Në konferencën për media, Gjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përgatit terren për t’i akuzuar partitë e tjera, derisa ka shtuar se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk do të përmbyllet pa zgjedhje nacionale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri tash, për këta emra që janë në tavolinë, nuk kemi votë. Të tjerat edhe një herë duhet t’i shohim bashkë, mirëpo nuk po besoj që po ekziston një atmosferë dhe një vullnet nga partia më e madhe që në mënyrë të sinqertë dhe serioze të provojë ta përmbyllë këtë proces pa zgjedhje nacionale. Ne nuk po e shohim, unë nuk po e shoh. E gjithë ajo që po ndodh sot është për të përgatitur terren për t’i akuzuar të tjerët për dështimin e mundshëm për zgjedhjen e presidentit. Gjithçka që po përdoret, edhe fjalori që po përdoret, ka një qëllim të vetëm: për të përgatitur terren për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër. Nuk shoh fare sinqeritet dhe vullnet për të arritur konsensus me partitë opozitare”, tha ai.

Gjini nuk e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha afat Kuvendit edhe 34 ditë për të zgjedhur presidentin. Ai është marrë “me analizat”, që sipas tij, po bëhen “për t’ia hedhur fajin njëri-tjetrit”.

“Me sinqeritetin më të madh po e them, këto analiza tani më tepër janë çështje të egove të njerëzve, për të treguar se kush fitoi e kush humbi. Aktgjykimi i Gjykatës ka ardhur dhe është obligativ nëse duam të bëjmë shtet për të gjithë ne, na pëlqen ose jo. Mund të bëjmë analiza sa të duam, mirëpo edhe analizat po i shoh se po bëhen në frymën e një debati më shumë egoist sesa që na sjellin diçka konkrete. Prapë është garë se kush kujt t’ia hedhë fajin”, u shpreh ai.

Më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje kandidoi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxhën për president. Në seancë nuk pati kuorum për të nisur votimin. Një ditë më pas, presidentja Vjosa Osmani nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një ditë më parë, Kushtetuesja rrëzoi dekretin dhe dha afat për 34 ditë që të zgjidhet presidenti i ri, ose vendi shkon në zgjedhje.