Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe atë të Kriva Palanka nga Maqedonia, Arsencho Aleksovski, ku u dakorduan për konkurrimin në fondet e BE’së për projekte të përbashkëta ndërkufitare.
“Lajmi i mirë është se Gjilani, Vitia, Kumanova dhe Kriva Palanka do të konkurrojnë me projekte të përbashkëta komunitare në fondin e Bashkimit Europian për bashkëpunim ndëkufitar, që ne e kemi në kuadër të punës sonë të përbashkët të 17 komunave, duke inkurajuar edhe komunat tjera të konkurrojnë”, tha pas takimit kryetari Haziri.
Kryetari i komunës Kriva Palanka nga Maqedonia, Arsencho Aleksovski, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen në Gjilan, duke thënë se ndjehet mirë që e kanë gjetur mënyrën e përbashkët të aplikimit në fondet IPA.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin, ndërmjetësimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e komunave në regjion.
-
Pritet bashkëpunim ndërkufitar mes Gjilanit, Likovës dhe Novobërdës
-
Katër komuna me bashkëpunim ndërkufitar për rindërtimin e Tregut të Gjelbër
-
Shefi i BE-së në Kosovë takohet me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin
-
Haziri e Damianovski vlerësojnë se Gjilani e Kumanova janë shembulli i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar
-
Shumë shpejtë do të hapet pika kufitare Stançiq-Bellanoc