Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani shpërndan foli plastike për 322 fermerë

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, ka shpërndarë sot foli plastike për 322 fermerë ose 4 mijë e 400 metra gjatësi, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Pas ceremonisë së shpërndarjes, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Ramiz Ramadani, ka thënë se folia plastike (5500 kg) është e një kualiteti tejet të lartë dhe me garanci 2-vjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në fokus i kemi pasur fermerët me kushte të rënda ekonomike, ata të cilët folinë e kanë të dëmtuar nga vjetërsia ose nga kushtet klimatike (era, bora, breshëri) dhe serrat e vogla familjare. Shpresoj se sado pak kësaj kategorie të bujqve iu ndihmojmë në mbulimin e serrave dhe vazhdimin e aktiviteteve bujqësore”, është shprehur Ramadani.