Komuna e Gjilanit për sivjet ka ndarë 1.7 milionë euro për asfaltimin e rrugëve. Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike, ka deklaruar se do ta nënshkruajnë edhe një aneks marrëveshje edhe me Ministrinë e Infrastrukturës për asfaltimin e rrugëve lokale, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Fillimisht rregullohet infrastruktura nëntokësore pastaj ndodh asfaltimi i rrugëve. Jemi në pritje të aneksmarrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe do të asfaltohen shumë rrugica nuk e kemi një numër të përcaktuar. Si Komunë kemi një buxhet prej 1 milion e 700 mijë eurosh për investime kapitale, ku janë paraparë rregullimi i infrastrukturës nëntokësore dhe asfaltimi”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, disa rrugë të Gjilanit kanë mungesë infrastrukture. Njëra nga to është ajo te Tregu i Gjelbër. Tregtari Lulzim Salihu, ankohet se punimet po ecin ngadalë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Fillon asfaltimi i 11 rrugëve në Gjilan
-
Shumë simbolike e buxhetit për investime kapitale në Gjilan
-
Në Gjakovë nis ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve te Pika e Zezë
-
Gjilanit i mbesin të papërfunduara projektet infrastrukturore shkaku i pandemisë
-
Alfaltohet edhe pjesa e tretë e rrugës katër korsi në Gjilan