Gjilani është e vetmja komunë në Kosovë në të cilën funksionon çerdhja vetëm për komunitetet rom dhe serb.
Këtë, drejtues të këtij institucioni, e shohin si gjë të mirë për këto komunitete dhe thonë se kjo ka qenë kërkesë e vetë këtyre komuniteteve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Nazim Gagica, ka thënë se gradualisht janë duke i integruar në të gjitha shkollat.
Në fshatin Shillovë të kësaj komuna funksionon çerdhja, por drejtoresha e këtij institucioni, Daniela Markoviq, ka thënë se konkursi është i hapur për të gjitha komunitetet, mirëpo këtë vit nuk ka pasur fëmijë nga komuniteti rom.
Nga organizata BallkanSunFlowers , Samir Shahini ka thënë se me këtë akt, nuk ka vend për mburrje.
Ai ka thënë se nuk duhet të ketë ndarje të tilla.
Megjithatë, në këtë komunë, në lagjen e romëve, funksionon edhe një qendër për mësim-nxënie me qëllim mësimin shtesë, ku mësojnë fëmijët e moshave 5-6 vjeç.