Është mbajtur takimi i përbashkët në mes Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe përfaqësuesit e programit “Britishhme Council” me drejtorët e shkollave për implementimin e programit “Shkollat e shekullit 21”, e cila parasheh zgjidhjen e problemeve dhe kodimin në programe të ndryshme kompjuterike dhe zhvillimin e mendimit kritik.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, ka deklaruar se përgatitjet për implementimin e programit janë serioze, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Është program edukativ ambicioz i dizajnuar nga British Council, e financuar nga Qeveria e Britanisë, që do të finalizohet brenda 3 vjetëve. Ky program u ofron nxënësve të Komunës së Gjilanit shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim, si dhe nxënësit do të kenë mundësinë të praktikojnë shkathtësitë në programim kompjuterik”, kanë thënë ata.
Gjithashtu në kuadër të këtij programi shkollat në këtë komunë do të pajisen me 790 microbit - kompjuter të xhepit, me anë të të cilëve nxënësit do të mundë të programojnë në lëndë të ndryshme mësimore që të zgjidhin problemet e përditshme. Dhe një pjesë e programit do të jetë edhe për 123 mësimdhënës dhe për drejtorët e shkollave.
-
Shumë institucione shkollore në Kosovë, pa kompjuterë e internet
-
Gjilani nis shpërndarjen e librave falas për mbi 12 mijë nxënës
-
Britania investon 10 milionë paundë në 6 vende të Ballkanit për profesionet e së ardhmes
-
Nënshkruhet memorandum për përmirësimin e arsimit
-
Arsimi prioritet i Qeverisë, sipas Haradinajt