Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania investon 10 milionë paundë në 6 vende të Ballkanit për profesionet e së ardhmes

Shkollat e Shekullit 21 është një program ambicioz trevjeçar, i financuar nga Qeveria Britanike, i cili do t’i pajisë mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor, me aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit. Ai synon të rrisë brezin e ardhshëm të novatorëve dhe sipërmarrësve, si dhe të ndërtojë mundësi punësimi.

Tiranë – Programi Shkollat e Shekullit 21, nisma më e madhe arsimore e British Council në Ballkanin Perëndimor, u lançua dje në Shqipëri dhe pesë vende të tjera të Ballkanit.

Shkollat e Shekullit 21 është një program ambicioz trevjeçar, i financuar nga Qeveria Britanike, i cili do t’i pajisë mbi një milion nxënës të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor, me aftësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit. Ai synon të rrisë brezin e ardhshëm të novatorëve dhe sipërmarrësve, si dhe të ndërtojë mundësi punësimi.

21st Century Schools ofron mentorim dhe burime të vlefshme për të ngritur kapacitetet e drejtorëve të shkollave dhe politikëbërësve.

Të gjitha shkollat e arsimit bazë në Shqipëri, si dhe në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi do të furnizohen me pajisje micro:bit (mikro-kompjuterë portabël), të cilat do t’u ndihmojnë fëmijëve të mësojnë aftësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë zbavitëse dhe ndërvepruese.

Edhe Gjilani fillon programin “Shkollat e shekullit 21” Arbëri Gjilani fillon programin “Shkollat e shekullit 21”

Ndërsa shoqëria shqiptare përballet me përfitimet dhe sfidat e nxitura nga teknologjia dhe novacioni, ky program trevjeçar synon t’i përgatisë brezat e rinj me mendësinë dhe aftësitë për profesionet e së ardhmes.

Në Shqipëri, rreth 1,200 shkolla, më shumë se 4,000 mësues dhe rreth 120,000 nxënës, mes moshës 10-15 vjeç, janë përfshirë në program.