Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Gjilani do të trajtojë me seriozitet sugjerimet dhe gjetjet e GAP-it për MSA-në”

Nën organizimin e Institutit GAP, në Gjilan është mbajtur sot konferenca me temën “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal”, ku përpos kryetarit Lutfi Haziri, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët komunal.

Të arriturat më të mëdha të kësaj komune, sipas Bekim Salihut, përfaqësues i GAP-it në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA llogariten të jenë hartimi i buxhetit me pjesëmarrje të qytetarëve, ngritja e kapaciteteve të One Stop Shop, hapja e zyrës së avokatit të popullit, buxhetimi gjinor, zbatimi i të drejtave pronësore, zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare etj., ndërkaq si sfidë është thënë se është mungesa e legjislacionit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, reforma e administratës publike, trajnimi stafit përkatës në zbatimin e planit komunal për efiçiencë të energjisë elektrike.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar Institutin GAP për monitorimin, bashkëpunimin profesional dhe rekomandimet, duke shtuar se të gjitha sugjerimet dhe gjetjet e GAP-it do të trajtohen me seriozitetin më të madh sa i përket MSA-së.

“Por, dua të theksoj se komunikimi ynë me qeverinë sa i përket obligimeve në këtë rrafsh është krejt formal. Nuk ka të bëjë me asnjë plan veprimi dhe me asnjë angazhim tjetër konkret, përpos zyrtarit për integrime që në këtë rrafsh e menaxhon dhe rekomandon bordin e drejtorëve për angazhimet konkrete. Krejt kjo është në vullnetin e kësaj dhe zyrave tjera tona sepse MAPL formalisht e ka një lloj koordinimi dhe një lloj raportimi që ne raportojmë çdo gjashtë muaj”, ka thënë Haziri, duke shtuar se Ministria e Integrimeve Europiane në këtë rast nuk ka ofruar fare bashkëpunim.

Edhe përfaqësuesi i GAP, Bekim Salihu, është pajtuar me konstatimin e Hazirit se Ministria e Integrimeve Europiane e ka shpërfillur këtë proces sa i përket bashkëpunimit me komunat, për të shtuar se megjithatë MAPL ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e MSA.

Edhe Opozita në Gjilan me vërejtje për projektet të cilat nuk po përfundohen sipas afateve Arbëri Opozita në Gjilan me vërejtje për projektet të cilat nuk po përfundohen sipas afateve

Ndërkohë, zyrtari për Integrime Europiane në Komunën e Gjilanit, Burim Elezi, ka deklaruar në këtë konferencë se Komuna është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA, duke përmendur se ka krijuar qasje fizike në objektet publike për personat me nevoja të veçanta, ofrimin e përkrahjes për OJQ e grupet tjera të interesit, ndërmarrja masave në mbrojtjen e të dhënave personale e aspekte të tjera të rëndësishme.

Në konferencë, kanë kontribuar me paraqitjet e tyre edhe drejtorët komunal, Ramiz Ramadani, Bardhyl Syla, Zijadin Maliqi, Valbona Tahiri, Bekim Bajrami e Nazim Gagica, sikur edhe shefat e zyrave të Komunës së Gjilanit.