Në mbledhjen e sotshme të Bordit të Drejtorëve në Gjilan janë miratuar dy dokumente të rëndësishme komunale, Libri i proceseve për menaxhimin e financave publike komunale dhe Kodi i etikës komunale.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM për mbështetjen dhe angazhimin njëvjeçar në realizimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme komunale.
Haziri ka konfirmuar se këto dy dokumente tashmë do të botohen në formë të broshurave, e të cilat do t’u shpërndahen të gjithë zyrtarëve komunalë.
Dokumentet janë pjesë e detyrimeve që kërkohen nga qeveria dhe për t’u konsideruar dokumente zyrtare, ato është dashur të aprovohen zyrtarisht nga kryetari i Komunës.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri mban mbledhjen e fundit si kryetar komune
-
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
-
Këndi Arkivor i Shqipërisë shumë shpejt në Bibliotekën e Gjilanit
-
Komuna e Gjilanit përfiton grant prej 100.000 eurosh nga Ministria e Ambientit
-
420 mijë euro mbështetje për të rinjtë e Gjilanit në sektorin e IT-së