Komunat ekzekutojnë pagesa pa përfunduar punët apo edhe kur furnizimet, shërbimet apo punët i kanë pranuar në kundërshtim me paramasat, thonë gjetjet e organizatës Iniciativa për Progres (INPO) të publilkuara në raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Republikës së Kosovë”, të martën.
Sipas raportit, gjetjet rezultojnë se Komuna e Ferizajt, Kaçanikut dhe Suharekës, kanë ekzekutuar pagesa pa pranuar furnizimin, shërbimin apo punën e caktuar.
Qëndrim Arifi, hulumtues i lartë në INPO, potencoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë se përkundër që është obligim ligjor e profesional që aktivitetet e iniciuara të jenë të parashikuara me plan të prokurimit, autoritetet kontraktuese vazhdojnë që të shkelin këto dispozita ligjore.
“Të dhënat tregojnë se nga 20 komunat e monitoruara, 14 nga to kanë iniciuar aktivitete të paplanifikuara. Rezultatet e hulumtimit gjithashtu tregojnë se komunat në masë të madhe janë duke e aplikuar mundësinë ligjore të shkurtimit të afateve për pranimin e tenderëve, ani pse arsyet janë të pabazuara në ligj dhe të pajustifikueshme. Në fakt dhjetë 10 nga njëzetë 20 komunat e monitoruara kanë shkurtuar afatet për pranimin e tenderëve dhe rezultatet kanë qenë se ofertat e operatorëve ekonomik kanë qenë në numër shumë më të vogël se sa mesatarja në një procedurë me afate të rregullta”, ka thënë Arifi.
Sipas tij, këto kërkesa të kundërligjshme i kanë aplikuar Komuna e Gjilanit, Prishtinës, Suharekës dhe Vitisë.
Edhe
ZKA-ja evidenton shkelje në tetë komuna në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike
Hulumtuesi i INPO-s, Diell Haxhimusa, tha se monitorimi i procesit të prokurimit, përfundon duke pasqyruar një dukuri shumë të dëmshme, e cila rezulton në atë se autoritetet kontraktuese eliminojnë operatorët ekonomikë të cilët ofrojnë çmimin më të lirë, me pretekstin se të njëjtit janë të papërgjegjshëm. Sipas tij, këtë veprim e kanë bërë Komuna e Gllogocit, Gjakovës, Kaçanikut, Prishtinës dhe Rahovecit.
Ndërsa, sa i përket aspektit të menaxhimit të kontratave hulumtuesi i INPO-s, shpjegoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë se Komuna e Ferizajt, Kaçanikut, Suharekës dhe Vitisë kanë mangësi në përpilimin e Planit të Menaxhimit të Kontratës, përkatësisht këto plane nuk i përmbajnë të dhënat minimale të kërkuara me ligj.
-
Mbi 3 milionë euro më shumë paguan 7 komuna për vendime gjyqësore e përmbarimore
-
Eksperti i prokurimit: Komuna e Prishtinës e la veten të cenueshme ndaj padive me kontratat pa mbulesë
-
Komunat në prag të kolapsit buxhetor shkaku i kontratës kolektive
-
Shumica e Komunave hynë në obligime kontraktuale pa pasur buxhet