Komisioni për personat e pagjetur ka ndezur ekskavatorët në një lokacion tjetër, ku u dyshua për varrezë masive.
Ky veprim u ndërmor duke u bazuar në deklaratën e një banori të fshatit Gllarevë të Klinës, i cili derisa ishte duke hapur një kanal të ujësjellësit, hasi në eshtra të njeriut.
Ai ka njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse, Komisionin për të Pagjeturit, të cilët gjatë ditës së hënë, nisën gërmimet për mbetje të tjera në këtë lokacion.
Megjithatë, aty u gjetën vetëm mbetjet e trupit të një personi, i cili, sipas ekspertizës, dyshohet se është i vrarë në luftën e fundit dhe bënë pjesë ndër personat e pagjetur.
Nga gërmimet, sipas Prenkë Gjetajt, trupi i gjetur, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe i veshur me rroba civile.
Gjetaj ka shtuar se kjo mbetje ka qenë e rastësishme dhe derisa shumë njerëz mungojnë nga lufta e vitit 1999, luten të gjithë qytetarët të cilët hasin në mbetje mortore ose kanë ndonjë informacion, të bashkëpunojnë me autoritetet.
-
Fillojnë gërmimet në kërkim të të pagjeturve në Gllarevë
-
Në Gllarevë gjenden mbetje mortore
-
Në Gjakovë gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur në luftë
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës
-
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren që mund t’i përkasin luftës së fundit