Policia ushtarake gjermane ka trajnuar për një javë policinë ushtarake të Kosovës, ka bërë të ditur të martën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka shkruar në Facebook, se trajnimi është bërë në shkathtësitë e mbrojtjes së afërt.
“Ky trajnim u realizua në vazhdën e partneritetit të ngushtë dhe planit të bashkëpunimin bilateral ushtarak në mes forcave të dy vendeve tona. Mirënjohje dhe falënderim i thellë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë për gjithë mbështetjen e madhe në ngritjen dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Artikuj të ngjashëm
-
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani
-
FSK-ja pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Gjermani
-
Mehaj: Kosova e Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake
-
Shtohet numri i ushtarëve të FSK-së që mësojnë gjuhën gjermane
-
Mehaj takon parlamentarët gjermanë, diskutojnë edhe për stabilitetin në vend