Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, deputetin e Bundestagut gjerman, z. Manuel Sarrazin me bashkëpunëtorë dhe me këtë rastsfidat e procesit integrues, me theks të veçantë, zbatimi i MSA-së, Agjendën Evropiane të Reformave dhe bashkëpunimin rajonal, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ajo theksoi rëndësinë e proceseve duke vënë në spikamë të arriturat rreth liberalizimit të vizave dhe reformat që po ndërmerr vendi në procesin integrues.
“Gjermania është përkrahëse e fuqishme e reformave që po ndërmerr vendi ynë në drejtim të procesit integrues. Të arriturat tona nuk do të ishin të tilla pa përkrahjen e vendit mik, Gjermanisë, e cila në veçanti përkrah fuqizimin e sundimit të ligjit, reformën e gjithanshme dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Hoxha.
Deputeti Sarrazin, theksoi se sfidat e procesit integrues kërkojnë përkushtimin e plotë, andaj, në këtë drejtim, theksoi ai, Kosova dhe rajoni gëzon përkrahje për realizimin e pritjeve të qytetarëve nga procesi integrues, bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e mirëkuptimit ndërfqinjësor.
Sarrazin, theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe rajon, duke e cekur se për Kosovën është prioritet zbatimi i MSA-së, rekomandimet e Raportit për vendin si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.
-
Ministrja Hoxha kërkon mbështetjen e Bundestagut gjerman për liberalizimin e vizave
-
Hoxha në Berlin: Kosova ka nevojë për përkrahje në liberalizim
-
Pas zgjedhjeve parlamentare në BE pritet aktualizimi i proceseve pozitive për Kosovën
-
Hoxha nga Austria kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave
-
Kosova merr përkrahje nga Zvicra për proceset integruese