Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.
“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter, transmeton Koha.net.
#Kosovo has fulfilled the #EU’s conditions to be granted #visaliberalisation. It is therefore only fair to give green light to the #Kosovars now. We will strongly advocate this in #Brussels! ???????
— Michael Roth MdB ?? (@MiRo_SPD) January 10, 2019
Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019.
Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta.
-
Gjermania hap një dritare shprese për liberalizimin e vizave këtë vit
-
Ambasadori gjerman në Kosovë: Të gjendet zgjidhje e shpejtë për vizat
-
Edhe Lajçaku pajtohet: BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për Kosovën
-
Roth: BE-ja të mbajë premtimin, të liberalizohen vizat për Kosovën
-
Von Cramon: Presidenca gjermane duhet të bëjë më shumë për heqjen e vizave për Kosovën