Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar lirimin e pakushtëzuar të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan nga forcat serbe në veri të mërkurën, raporton Tagesspiegel.
Në një konferencë për media të premten, Baerbock ka vlerësuar si një nga hapat e parë për shtensionim të situatës në veri është “lirimi i pakushtëzuar” i tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë menjëherë gjithçka që është e mundur për të qetësuar këtë situatë të pasigurt”, ka thënë Baerbock.
Ajo përsëriti se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Evropë dhe është projekti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të BE-së për ta.
“Ky është prioriteti ynë i rëndësishëm. Ne ju duam në BE. Ne po shkojmë në këtë rrugë me ju dhe jemi në krahun tuaj dhe ju mbështesim me të gjitha forcat tona”, ka thënë ajo.
-
Gjermania pret nga Kosova e Serbia gatishmëri për kompromise
-
Baerbock: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, “domosdoshmëri gjeopolitike”
-
Baerbock: Serbia të çojë përpara hetimet për sulmin tinëzar në Banjskë
-
Teksa niset në Shqipëri, Baerbock e konsideron shqetësuese situatën në Ballkan
-
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Ballkanin mes tensioneve Serbi-Kosovë