Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të çojë përpara procesin e hetimeve për “sulmin tinëzar kundër policisë kosovare prej një bande terroriste të armatosur gjerë në dhëmbë”
Në një konferencën për media pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Bearbock ka deklaruar se rritja e prezencës ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën ka rritur edhe më tej tensionet.
“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencave të trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën që edhe ashtu ishte e tensionuar dhe për këtë biseduam gjatë këtij takimi, dhe kjo ndodhi pas një sulmi tinëzar kundër policisë kosovare prej një bande terroriste të armatosur gjerë në dhëmbë. Presim prej Qeverisë serbe që të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave ashtu sikurse edhe rrethanat e ngjarjes së majit kundrejt ushtarëve të KFOR-it”, ka theksuar Baerbock.
Sipas saj situata është aq e tensionuar sa që NATO-ja ka rritur praninë e KFOR-it dhe përmes këtij sinjali ajo ka thënë se e bëjnë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe se kontribuojnë në terma afatgjatë për stabilitetin dhe sigurinë dhe se të ardhmen e rajonit e kanë për zemër.
Baerbock ka thënë se çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë.
“Edhe pse këtë nuk dëshirojnë që ta dëgjojnë të gjithë me kënaqësi, këtë e kam bërë të qartë në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç se Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Ajo që presim është më shumë gatishmëri për kompromis, më shumë kurajo për t’u bërë ballë edhe rrymave të kundërta të politikës së brendshme dhe pikërisht mbi këto baza është ngritur Bashkimi Evropian. Jo për t’u ndjekur po themi gjendjet e brendshme politike, por për të punuar në drejtim të një stabiliteti dhe të një unioni paqësor të BE-së duke u përpjekur që të gjejnë pajtime”, është shprehur ajo.
Baerbock ka folur edhe për zhvillimet në Bonjë e Hercegovinë.
“Edhe politika në Bosnjë e Hercegovinë iu fryn ndarjes dhe kaosit. Z. Dodik është duke e futur kështu gjithë vendin në një hije të zymtë duke dëmtuar kështu me politikën e tij para së gjithash njerëzit e atij vendi por edhe hapat e mëtejshme drejt integrimit në BE. Për këtë qëllim ne jemi këtu sot. Nuk duhet të na dekurajojë. Prej çdo krize sa do e thellë që është ajo, mund të lind gjithnjë diçka e re dhe kjo është detyra jonë në politike dhe kjo është ajo për të cilën ne të gjithë bashkërisht përpiqemi”, ka deklaruar ajo.