Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania kërkon përparim të dukshëm në dialog pas zgjedhjeve në Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se pret lëvizje konkrete nga Serbia dhe Kosova drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare, pas zgjedhjeve që mbahen në prill në Serbi.

Pas takimit që ka pasur të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ajo ka shprehur nevojën për progres të domosdoshëm në kuadër të dialogut.

“Duhet të ketë përparim të dukshëm në mes të Serbisë dhe Kosovës. Gjermania dëshiron të kontribuojë duke vazhduar bisedimet në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse pas zgjedhjeve”, u shpreh Baerbock.

Baerbock u zotua se Gjermania do të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Ka thënë se ky rajon do të marrë “vëmendjen që e meriton”.

Ajo po ashtu u shpreh se Gjermania dëshiron ta shohë Serbinë pjesë të Bashkimit Evropian teksa kërkoi reforma në sundim të ligjit.

Edhe Gjermania pret zhvillime në dialog, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi LAJMET E MBRËMJES Gjermania pret zhvillime në dialog, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Ndërkaq, Vuçiq pranoi dallimet me Gjermaninë në qëndrimet për Kosovën duke shtuar se “Beogradi është i përkushtuar për dialog”.

Në nivel shefash shtetesh nuk ka pasur takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që nga korriku i vitit të shkuar.