Në kuadër të punimeve të Forumit të Dubrovnikut, zëvendësministrja e Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane brenda MPJ-së së Gjermanisë, Thomas Ossowski, me të cilin ka diskutuar mbi proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi.
Zëvendësministrja i ka kërkuar diplomatit gjerman përkrahjen mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Nga ana e tij, Ossowski, sipas komunikatës së MPJ-së, e ka siguruar zëvendësministren Vuniqi se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe referuar proceseve si ai i liberalizimit të vizave dhe Interpoli ka kërkuar që të bashkërendohen përpjekjet për të siguruar procese të suksesshme.
Ossowski, gjithashtu është interesuar edhe për rrjedhën e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe kërkoi vazhdim të përpjekjeve për të arritur marrëveshje që garanton stabilitet të gjerë rajonal.
-
“Raportet Kosovë-Gjermani duhet të shfrytëzohen për rritje të bashkëpunimit në fusha me interes për qytetarët”
-
Gërvalla në Munih takon zyrtaren e Gjermanisë: Flasin për sigurinë në Kosovë
-
Bislimi: Gjermania, një nga aleatët më të fuqishëm të Kosovës
-
Bislimi takoi emisarët e Gjermanisë e Sllovenisë, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
-
Osmani takohet me Scholzin, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën