Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim Ambasadorin e ri gjerman, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.
Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe zhvillimore për vendin dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve integruese evropiane, në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.
Ndërkaq, ambasadori Christian Heldt e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, “duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë”.
Ambasadori Heldt, po ashtu, shprehu vullnetin e tij për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.
-
Mustafa njofton ambasadorin Heldt për rrjedhën e bisedimeve me VV-në
-
LDK në takim me Heldt, Mustafa e njofton për situatën aktuale politike
-
Hoti priti në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Christian Heldt
-
Heldt thotë se Gjermania do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në zhvillimin e bujqësisë
-
Osmani pret mbështetjen gjermane për integrimet euroatlantike