Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur në takim të mërkurën të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher.
Në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë thuhet se të gjithë akterët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës, duke theksuar se kjo është detyrë kushtetuese për deputetët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata Kushtetuese është një shtyllë thelbësore e demokracisë. Sot, i Ngarkuari me Punë, Christian Boettcher, u takua me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Ai e vlerësoi punën jetike të Gjykatës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Të gjithë aktorët politikë duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës – kjo është një detyrë kushtetuese për deputetët”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se mospërmbushja e kësaj detyre jo vetëm që e zgjat krizën politike, por e thellon atë, duke i shkaktuar dëm vendit.
“Siç është thënë edhe më parë: Ka ardhur koha që vendi të vihet në plan të parë, jo interesat partiake”, thuhet tutje në njoftim.