Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjeneralmajori i KFOR-it dekorohet me Medaljen Presidenciale e Ushtarake

Me Medaljen Presidenciale Ushtarake është dekoruar komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori Franco Federici, me rastin e përfundimit të mandatit.

Siç është njoftuar nga Presidenca, presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar Federicin për “kontributin në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit gjatë mandatit të tij në krye të këtyre trupave”.

“Presidentja Osmani ka theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in, duke potencuar se synim strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO”, thuhet në njoftim.